Dy të rinj janë ekzekutuar nga dy vëllezër pas një konflikti mes tyre në Velipojë të Shkodrës mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve, dy persona u plagosën rëndë nga të shtënat pranë stacionit të autobusëve, por pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, ata ndërruan jetë në spital. Viktimat janë identifikuar si Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur të rinjtë u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezër, të cilët janë identifikuar si Eduard dhe Gëzim Frroku. Dyshohet se shkaku i këtij akti të dhunshëm janë motivet e dobëta.