Euro po e mbyll muajin Gusht më e dobët se kurrë. Tregu valutor ka pësuar një tjetër ndryshim drastik, pasi 1 Euro sot po blihet me 99.3 lekë dhe shitet 100 lekë, niveli më i ulët në të gjithë historinë e monedhës europiane në vendin tonë.
Ekspertët shprehen se deri në fund të muajit gusht nuk pritet të ketë rikuperim të Euros. Nga ana tjetër, edhe dollari amerikan pësuar një rënie të lehtë pasi sot blihet me 90 lekë dhe shitet 91 lekë.
Kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektin e faktorit sezonal që karakterizohet nga një prurje e madhe e valutës së huaj. Të dhënat historike tregojnë se kulmi i efektit sezonit veror mbi kursin e këmbimit arrihet në fund të muajit gusht.