Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha dy ditë më parë u përball me një incident me kompaninë e fluturimit ‘Lufthansa’ në Aeroportin e Mynihut, në Gjermani.
Në një video mesazh ajo pretendonte se është ndaluar nga agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i kishte folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ishte shqiptar. Artistja publikoi disa video në InstaStory, ku shihej duke qarë me ngashërim në aeroport. Mirëpo sot ajo ka treguar se ka arritur në shtëpi mirë dhe sigurt, pasi kishte edhe frikë.
“Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe dhe treguat shqetësim për mua. Mbërrita në shtëpi e sigurt, Faleminderit zotit”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se artistja denoncoi në Instagramin e saj më 17 gusht se ishte kërcënuar në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, teksa priste të udhëtonte drejt Los Anxhelosit.
Sipas saj, një punonjës i Lufthansa e kishte kërcënuar se nuk do e lejonte të udhëtonte, pasi ajo i kishte folur shqip, duke menduar se ai ishte shqiptar. Ajo e cilësoi si diskriminim kërcënimin, për shkak se është shqiptare.