Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.
Përveç acideve yndyrore, arrat janë shumë të pasura me vitamina, minerale dhe fibër.
Sipas të dhënave rekomandohet ngrënia e një grushti me arra rregullisht, jo vetëm për shëndetin e zemrës dhe të trurit por edhe për rënien nga pesha.
Kjo, sepse një sasi e tillë ofron 4 gramë proteinë, dy gramë fibër dhe magnez të bollshëm.
Një nga mënyrat më të mira për të shfrytëzuar vlerat e arrave është që të pini ujin e tyre.