Në redaksinë tonë ka mbërritur një kërkesë për ndihmë nga një qytetar i cili ka humbur unazën e martesës.
Çifti kishte ardhur nga Mançesteri në Shqipëri, për të kaluar muajin e mjaltit në Sarandë. Pastaj morën taksinë për të shkuar në Tiranë, sepse do të niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Unë dhe ime shoqe erdhëm nga Mançesteri në Shqipëri për muaj mjalti dhe qëndruam në “Airbnb” në Sarandë, pastaj morëm taksinë për të shkuar në Tiranë, ku fjetëm një natë, në “Airbnb”, pasi dje do të niseshim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në orën 10:30 të mëngjesit.
Qytetari në fjalë shkruan se unazën e kishte futur në kuletë pasi i binte e vogël dhe dyshon se mund t’i ketë rënë në taksinë që nga ka marrë nga “Cityscape Apartment” te Rruga e Dibrës për në aeroport.
Unazën e kisha trashëgimi nga vjehrra, e cila e ka mbajtur për më shumë se 50 vjet. Ngaqë më rrinte e vogël, e futa në kuletë kur ishim në taksinë që morëm nga “Cityscape Apartment” te Rruga e Dibrës.
Çifti dyshon se unaza ka rënë kur ka dalë nga taksia gjithashtu përshkruan itinerarin që kanë bërë, në mënyrë që ndokush mund t’i ndihmojë.
Gruaja ime mendon se më ka humbur kur kam dalë nga taksia, kur mbërritëm në aeroport. Kaluam sigurimin, pastaj shkuam te “Good Fellas Pizza” për të ngrënë, më vonë te “Duty Free”. Gruaja ime ishte me mua kur shkova te zona e cigareve te “Duty Free”, pastaj shkuam te sektori i makijazhit, pastaj te porta nr.9. S’lashë vend pa e kërkuar, por nuk e gjeta.
Ai thekson se unaza nuk kushton shumë për nga çmimi, ama ka një vlerë të paçmueshme nga ana sentimentale.
Jam shumë i shqetësuar. Unaza nuk kushton shumë për nga çmimi, por për mua është e paçmueshme për nga ana sentimentale.
Bëjmë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në gjetjen e unazës së humbur. Nëse keni parë apo gjetur ndonjë unazë në zonën e aeroportit ose në Rrugën e Dibrës, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë.