LAJM I TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndërron jetë aktorja e njohur Shqiptare…

Zëri simbol i Radio Tiranës, Vera Zheji, është ndarë sot nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të aktores se njohur shqiptare është bërë i ditur nga bija e saj, Lea Plumbi e cila shkruan:

“Sot në mëngjes, nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhira. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet këtë botë!”

Aktorja Vera Zheji shumë shpejt u bë një nga zërat më popullorë dhe më të njohur në të gjithë Shqipërinë. Zërin e saj mund ta dëgjoje që në orën 5.00 të mëngjesit, duke lexuar emisione të llojeve të ndryshme.

Por Vera Zheji do të mbahet mend si “Sandra”, bashkëshortja e Thoma Çakshirit (Robert Ndrenika) tek “Shi në plazh, vjehrra e Samiut (Viktor Zhusti) tek “Mësuesi e letërsisë”, në role episodike tek “Dhe vjen një ditë”, “Familja ime”.