Të dielën në mëngjes pati të shtëna me armë në Villmergerstrasse, Wohlen AG. Si pasojë një person ka vdekur, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.
Policia kantonale e Aargaut konfirmoi incidentin.
“Menjëherë pas orës 10 të mëngjesit morëm një raport se disa të shtëna janë dëgjuar në një ndërtesë”, tha zëdhënësi i mediave Adrian Bieri. Patrulla e policisë kantonale të Aargaut, e cila shkoi në vendngjarje ka gjetur një person të vdekur në korridorin e katit të parë.
Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë.
“Në të njëjtën kohë është prekur edhe një vajzë, e cila ka marrë plagë me armë zjarri. Për fat të mirë, këto nuk janë kërcënuese për jetën”, tha policia.
Sipas zëdhënësit, personi i vrarë ishte një polak, i identifikuar si Jan. K, 39 vjeç. E plagosura është vajza e viktimës. Nuk ka asnjë provë se persona të tjerë janë përfshirë si autorë të dyshuar. I arrestuari raportohet se është një 40-vjeçar.
“Nuk ka pasur kurrë asnjë debat në këtë shtëpi. Nuk mund ta shpjegoj se çfarë ndodhi”, thotë një nga banorët e ndërtesës.