Një qytetar në redaksinë e Insajderit ka dërguar një video, në të cilën shihet gjendja aktuale në Prevallë. Në imazhet e dërguara shihen trupat e FSK-së, që janë duke bërë përpjekje t’i largojnë të lënduarit, të cilët pak orë më parë janë goditur nga rrufeja.
Kujtojmë se sot rreth orës 12:40 Policia e Kosovës është informuar se në Prevallë disa qytetarë janë goditur nga rrufeja. Këtë për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka deklaruar se “Sot rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona”.
Para pak minutash Insajderi është informuar nga Bytyqi se ka vdekur njëra nga të lënudaritë.