Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T

Modelja e njohur Adrola Dushi ka publikuar së fundmi një foto me Capital T.

“Time Capsule, nuk zhgënjen asnjëherë”, shkruan ajo krah fotove që të shkrepura nga koncerti i fundit që mbajti këngëtari në Tiranë.

Prej shumë kohësh në shtypin rozë është përfolur për një romancë të mumdshme midis Adrola Dushit dhe Capital T, por megjithatë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.

Të vetmet ‘dedikime’ që i kanë bërë njëri-tjetrit publikisht janë ato që kanë thënë në disa intervista televive ku këngëtari e ka quajtur Adrolën si një nga femrat më të bukura shiptare, ndërsa Adrola ka deklaruar se është e dashuruar me mashkullin më të bukur shqiptar.