Një incident i pazakontë ka ndodhur në Ksamil, që ka tërhequr vëmendje maksimale në portale e rrjete sociale.
Një pushues i zhveshur nga mesi e lart është përplasur dhunshëm me një oficer policie.
Nga pamjet shihet se si pushuesi dhe polici përleshen mes tyre me grushta dhe shkelma.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e pushuesve por edhe mjaft turistëve të huaj.
Pak momente më vonë ka reaguar edhe policia e sarandës e cila ka shpallur në kërkim dy vëllezër.
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dhe po vijon kontrollet për kapjen e shtetasit Lilo Mera 28 vjeç, banues në Ksamil.
28-vjeçari para dy orësh në Ksamil është konfliktuar me dy efektivë të qarkullimit rrugor të Komisariatit të Sarandës, duke kundërshtuar dhe dhunuar njërin prej tyre, efektivi A. K 26 vjeç. Mera nuk ka pranuar të gjobitet për një kundra vajtje penale dhe fillimisht i ka marrë nga dora efektivit pajisjen elektronike të gjobave.
Pas kësaj bashkë me vëllain e tij janë konfliktuar me dy efektivë policie, teksa Lilo Mera ka goditur njërin prej tyre. Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me automjet për në drejtim të paditur. Policia e ka identifikuar atë dhe ka nisur operacionin për kapjen e tyre.
Në komisariat mësohet se është arritur të shoqërohet vëllai i shtetasit Lilo Mera, për të cilin po kryhen procedurat paraprake, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit.