Një nënë që kishte humbur kujdestarinë e të bijës 4-vjecare, e ka rrëmbyer atë me ndihmën e djemve të saj dhe e ka fshehur në kompleksin e një kulti fetar në SHBA, njoftonin autoritetet. Vajza tashmë 5 vjeçare, ishte e zhdukur prej një viti pasi nëna e saj Kimberly Dell Davidson-Drolet, 53 vjeçe, kishte gënjyer autoritetet për t’i shpëtuar ndalimit, njoftonte prokurori i Utah.
Davidson-Drolet ishte në një betejë ligjore kujdestarie me bashkëshortin Laurence Drolet, kur kishte rrëmbyer bijë e saj duke e dërguar nga Utah në Springfield, Missouri, tregojnë dokumentet e gjykatës. Dy bijtë e tjerë të Davidson-Drolet, Jaxson Davidson, 30 vjeç, e Dallas Davison, 23, si dhe motra e saj Kristine Merrill, 53 vjeçe, e kishin ndihmuar atë në marrjen e të bijës në zotërim. Para se të kryente veprimin, Davidson-Drolet kishte shitur automjetin e saj për $13,000 dhe kishte futur paratë në bankë, të cilat më pas i kishte transferuar te e motra Merrill. Ajo kishte marrë të bijën me makinë në 23 janar 2023 dhe kishte shkuar në Missouri ndërsa celularin e saj e kishte lënë në shtëpinë në Utah, tregojnë gjurmimet. Më shumë se një vit më vonë, bija e Davidson-Drolet u gjet në kompleksin e liderit të kultit fetar Paul Dean, thuhet në ankesën ndaj nënës. Kulti i përket Kishës Fondamentaliste të Jezusit dhe Shenjtorëve të Vonë.
Vetë lideri Dean është një kristian i bardhë por ka themeluar dy kisha të amerikanëve aborigjenë në Missouri. E përditshmja Metro shkruan se në 2017 ai ka thënë e beson se ‘monedha dixhitale bitcoin do të bëjë të ndalojë grabitja e qeverisë federale të SHBA ndaj popullit me anë të taksave’, sipas rrjetit Law & Crime.
Ndërsa Davidson-Drolet ishte parë me fëmijën e saj në kompleksin fetar, me liderin e të cilit duket se kishte lidhe farefisnie, thanë prokurorët. Gruaja është arrestuar më 20 dhjetor, ndërsa bija e saj është identifikuar si Gracyn Andersen Drolet nga autoritetet amerikane. Babai vajzës Laurence ka thënë se mezi pret të bashkohet me të bijën, ndërsa Davidson-Drolet dhe dy djemtë e saj janë akuzuar me rrëmbim personi. Hetimet vazhdojnë.