E rëndë në Tiranë/ Po pastronte dritaret, gruaja bie nga kati i 6-të dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të enjte.

M. S., rreth 68 vjeçe ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia bën të ditur se e moshuara po pastronte dritaren e banesës kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.