Po vjen era Big Brother Albania VIP 4, këtë herë formula e garës shumë sfiduese

Pas mbylljes së tre sezoneve të Big Brother VIP duket se po vjen një tjetër sezon i katërt.Lajmin e ka bërë vetë me dije producentja e Big Brother, Sara Hoxha, e cila ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4”.

Por thuhet se ky edicion i katërt do të jetë një BB VIP All Stars, ku do të mblidhen personazhet që kanë spikatur nga tre edicionet e kaluara. Konkurrentët e edicioneve 1,2,3 do të jenë në garë së bashku dhe mes tyre mendohet se do të ketë fitues por edhe jo fitues të mëparshëm. Një formulë kjo mjaft sfiduese.