Një grua që jeton në Hollywood dhe që është quajtur “Mbretëresha e Ketaminës ” është një nga pesë personat që janë akuzuar në lidhje me vdekjen e aktorit Matthew Perry.
Njoftimet janë bërë nga policia e Los Angeles-it në një konferencë urgjente për shtyp në të cilën zbuloi se pas vdekjes së aktorit qëndronte një organizatë e tërë kriminale e cila jepte ketaminë dhe drogë për persona të tjerë përveç aktorit.
Jasveen Sangha akuzohet për shitjen e ketaminës dhe drogave të tjera te të famshmit. Ajo ishte shumë aktive në rrjetet sociale duke shkruar shpesh për pushimet e saj të shtrenjta nëpër vende të ndryshme.
41-vjeçari Sangha dhe një person tjetër u arrestuan të enjten. Sangha përballet me akuzat e posedimit dhe shpërndarjes së ketaminës dhe nëse shpallet fajtore, dënimi mund të variojë nga 10 vjet deri në përjetësi.
NBC raporton se Sanga u arrestua gjithashtu marsin e kaluar për një shkelje federale të drogës që nuk lidhet me rastin e Perry. Ajo u lirua përfundimisht pasi kishte dorëzuar garancinë prej 100,000 dollarësh. Ajo u kishte shitur drogë klientëve të ndryshëm që nga viti 2019 dhe kishte një shtëpi në North Hollywood ku jetonte dhe ruante drogën.
Pavarësisht se i dinte rreziqet e përdorimit të tyre, Sangha vazhdoi të shiste drogë. Është raportuar nga autoritetet gjyqësore se në gusht 2019, ajo i shiti ketaminë Cody McLaury vetëm disa orë para vdekjes së tij nga mbidoza.
Kur një anëtar i familjes së McLaurie-t i dërgoi mesazh Sangha-s duke thënë se ketamina e saj e kishte vrarë McLaurie-n, Sangha kërkoi në Google “a mund të renditet ketamina si shkak i vdekjes”…
Zyrtarët që hetojnë rastin shpjegojnë se Sangha dhe një i pandehur tjetër, ” ishin më të interesuar për fitimet nga Matthew Perry sesa për shëndetin e tij.”