Tre ditë më parë, e reja Jumann Arfa festoi lindjen e binjakëve të saj, ndërsa sot ajo mbeti e vrarë së bashku me dy binjakët e saj të porsalindur nga një sulm ajror izraelit në qytetin Hamad.
Baahkëshorti i saj Mohammad Abu Al-Qumsan, një palestinez i zhvendosur nga veriu i Gazës në Deir al-Balah, shkoi për të marrë certifikatat e lindjes për binjakët e tij të porsalindur, Aser dhe Aysel, të cilët kishin lindur vetëm katër ditë më parë.
Para se të kthehej te familja e tij, një sulm ajror nga forcat izraelite goditi banesën e tyre, duke lënë të vrarë të dy foshnjat, nënën e fëmijëve të tij dhe gjyshen e tyre.