14-vjeçari krijon aplikacionin që zbulon sëmundjet e zemrës për vetëm 7 sekonda

Një nxënës indian që jeton në SHBA, Siddharth Nandyala, vetëm 14 vjeç, ka zhvilluar një aplikacion të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ‘CircadiaV’, i cili mund të zbulojë sëmundjet e zemrës brenda vetëm shtatë sekondave.

I impresionuar nga kjo arritje, kryeministri i Andhra Pradesh, N. Chandrababu Naidu, e ftoi Siddharthin në zyrën e tij për të diskutuar mbi aplikacionin dhe veçoritë e tij.

Babai i Siddharthit, Mahesh, me origjinë nga Anantapur, u shpërngul në SHBA në vitin 2010. Gjatë vizitës në zyrën e kryeministrit, ata u shoqëruan nga ministri i Shëndetësisë, Satya Kumar Yadav.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Siddharth është një sipërmarrës i ri në fushën e teknologjisë dhe themelues i STEM IT, një iniciativë që promovon edukimin në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në mbarë botën. Ai ndihmon studentët të mësojnë rreth kodimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i frymëzuar ata të përdorin teknologjinë për inovacion.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, kryeministri Naidu shkroi:

“Ky 14-vjeçar e ka bërë më të lehtë zbulimin e problemeve të zemrës! Jam i lumtur që takova Siddharth Nandyala, një entuziast të ri të AI nga Dallas, i cili është gjithashtu profesionisti më i ri në botë i certifikuar për inteligjencën artificiale, me çertifikime nga Oracle dhe ARM.”

Ai shtoi se aplikacioni Circadian AI përfaqëson një arritje të rëndësishme mjekësore, duke zbuluar sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet regjistrimeve të tingujve të zemrës nga telefoni. Me një saktësi mbi 96%, teknologjia e tij është testuar mbi 15,000 pacientë në SHBA dhe 700 pacientë në Indi, përfshirë edhe në GGH Guntur.

“Jam shumë i impresionuar nga talenti dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Siddharthit për të përdorur teknologjinë në dobi të njerëzimit. Në një moshë kaq të re, ai është një frymëzim për të gjithë ne. E inkurajoj me gjithë zemër të ndjekë pasionin e tij për teknologjinë mjekësore dhe i siguroj mbështetjen tonë të plotë në çdo përpjekje të tij,” theksoi Naidu.

Related Posts

Si të kuptojmë nëse një pjepër është pjekur përpara se ta presim

Një nga frutat më të dashura të sezonit është padyshim pjepri. I freskët, lëngshëm dhe aromatik, ky frut mund të ngrejë lart çdo tryezë verore nga sallatat…

Vezët e ziera dhe rëndësia e tyre! Mjekët japin lajmin e madh

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme us hqyese re nditur në li stën e 10 super ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të…

Elbasan/ Futet për nevoja personaIe në bunker, burrit i bie qielli ne koke kur gjen gruan me

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personaIe në një bunker në pyllin në afërsi të fshatit por rastësisht gjen gjënë që i…

Të gjithë kujtonin se isha vajza e Behar Merës! Roza Lati befason: Mami im prej 22 vitesh ka marredhenie me..

Një nga momentet më prekëse dhe njëkohësisht më të bukura të emisionit “Top Story”, kushtuar ikonave të humorit shqiptar, erdhi nga moderatorja dhe aktorja Roza Lati, e…

‘A të kanë tradhëtuar ndonjëherë?’ Ledri Vula jep përgjigjen befasuese: Po më kanë…

Në episodin më të fundit të podkastit të Alketa Vejsiut, Ledri Vula vazhdoi të tregojë më shumë nga jeta e tij personale, këtë herë për një temë…

LAJMI I FUNDIT/ Tensione në Theth, familja futet brenda banesës që pritet të shembet

Vijojnë tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, teksa raportohet se disa banorë, familjarë janë futur brenda një banese dhe po…