14-vjeçari krijon aplikacionin që zbulon sëmundjet e zemrës për vetëm 7 sekonda

Një nxënës indian që jeton në SHBA, Siddharth Nandyala, vetëm 14 vjeç, ka zhvilluar një aplikacion të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ‘CircadiaV’, i cili mund të zbulojë sëmundjet e zemrës brenda vetëm shtatë sekondave.

I impresionuar nga kjo arritje, kryeministri i Andhra Pradesh, N. Chandrababu Naidu, e ftoi Siddharthin në zyrën e tij për të diskutuar mbi aplikacionin dhe veçoritë e tij.

Babai i Siddharthit, Mahesh, me origjinë nga Anantapur, u shpërngul në SHBA në vitin 2010. Gjatë vizitës në zyrën e kryeministrit, ata u shoqëruan nga ministri i Shëndetësisë, Satya Kumar Yadav.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Siddharth është një sipërmarrës i ri në fushën e teknologjisë dhe themelues i STEM IT, një iniciativë që promovon edukimin në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në mbarë botën. Ai ndihmon studentët të mësojnë rreth kodimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i frymëzuar ata të përdorin teknologjinë për inovacion.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, kryeministri Naidu shkroi:

“Ky 14-vjeçar e ka bërë më të lehtë zbulimin e problemeve të zemrës! Jam i lumtur që takova Siddharth Nandyala, një entuziast të ri të AI nga Dallas, i cili është gjithashtu profesionisti më i ri në botë i certifikuar për inteligjencën artificiale, me çertifikime nga Oracle dhe ARM.”

Ai shtoi se aplikacioni Circadian AI përfaqëson një arritje të rëndësishme mjekësore, duke zbuluar sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet regjistrimeve të tingujve të zemrës nga telefoni. Me një saktësi mbi 96%, teknologjia e tij është testuar mbi 15,000 pacientë në SHBA dhe 700 pacientë në Indi, përfshirë edhe në GGH Guntur.

“Jam shumë i impresionuar nga talenti dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Siddharthit për të përdorur teknologjinë në dobi të njerëzimit. Në një moshë kaq të re, ai është një frymëzim për të gjithë ne. E inkurajoj me gjithë zemër të ndjekë pasionin e tij për teknologjinë mjekësore dhe i siguroj mbështetjen tonë të plotë në çdo përpjekje të tij,” theksoi Naidu.

Related Posts

Alarm për mbërritjen e “djajve të detit” në detin e Mesdheut (Video)

Rritje e pashpjegueshme e shfaqjes së “Djallit të detit” në brigjet e Mesdheut – Shkencëtarët të shqetësuar. Prana e kësaj krijese gjigante detare është shtuar në brigjet…

Aks*dent në Sarandë–Delvinë, 4 të pIagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete…

Objekti i vetëm që duhet të keni patjetër në shtëpi për të mb*jetuar nga një Iuftë bërthamore – Paketa “Përgatitu!”, çfarë kërkon qeveria nga qytetarët

Ndërsa tensionet globale po rriten, Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje qytetarëve të saj të përgatiten – duke siguruar një objekt të thjeshtë, por jetik për mbijetesën…

Tr*gjedi në Pieria të Selanikut – Nd*rron jetë e mitura shqiptare që ra nga një urë. Luf’toi që të shpëtonte, por nuk ia doli dot

Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën t ragjikisht pasi ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën Andromahi të Pierias, Selanik, raporton noa.al. Sipas burimeve…

“Pse nuk më keni thënë se…”/ Çfarë ndodhi? Arbana Osmani ‘shpërthen’ me tone të ashpra ndaj ndjekësve të saj, ja arsyeja

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është mjaft e pranishme në mediat rozë dhe aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka zgjedhur që përmes rrjeteve sociale të…

Nga tempereratura ekstreme në reshje shiu/ Moti bën kthesën ‘drastike’, në këtë ditë të javës rikthehen rrebeshet

Të dielë, të hënë dhe të martë pritet rënie e maximumit, me temperatura që shkojnë deri në 32 gradë. Kthesë pritet të ndodhë ditën e mërkurë, kur…