14-vjeçari krijon aplikacionin që zbulon sëmundjet e zemrës për vetëm 7 sekonda

Një nxënës indian që jeton në SHBA, Siddharth Nandyala, vetëm 14 vjeç, ka zhvilluar një aplikacion të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ‘CircadiaV’, i cili mund të zbulojë sëmundjet e zemrës brenda vetëm shtatë sekondave.

I impresionuar nga kjo arritje, kryeministri i Andhra Pradesh, N. Chandrababu Naidu, e ftoi Siddharthin në zyrën e tij për të diskutuar mbi aplikacionin dhe veçoritë e tij.

Babai i Siddharthit, Mahesh, me origjinë nga Anantapur, u shpërngul në SHBA në vitin 2010. Gjatë vizitës në zyrën e kryeministrit, ata u shoqëruan nga ministri i Shëndetësisë, Satya Kumar Yadav.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Siddharth është një sipërmarrës i ri në fushën e teknologjisë dhe themelues i STEM IT, një iniciativë që promovon edukimin në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në mbarë botën. Ai ndihmon studentët të mësojnë rreth kodimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i frymëzuar ata të përdorin teknologjinë për inovacion.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, kryeministri Naidu shkroi:

“Ky 14-vjeçar e ka bërë më të lehtë zbulimin e problemeve të zemrës! Jam i lumtur që takova Siddharth Nandyala, një entuziast të ri të AI nga Dallas, i cili është gjithashtu profesionisti më i ri në botë i certifikuar për inteligjencën artificiale, me çertifikime nga Oracle dhe ARM.”

Ai shtoi se aplikacioni Circadian AI përfaqëson një arritje të rëndësishme mjekësore, duke zbuluar sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet regjistrimeve të tingujve të zemrës nga telefoni. Me një saktësi mbi 96%, teknologjia e tij është testuar mbi 15,000 pacientë në SHBA dhe 700 pacientë në Indi, përfshirë edhe në GGH Guntur.

“Jam shumë i impresionuar nga talenti dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Siddharthit për të përdorur teknologjinë në dobi të njerëzimit. Në një moshë kaq të re, ai është një frymëzim për të gjithë ne. E inkurajoj me gjithë zemër të ndjekë pasionin e tij për teknologjinë mjekësore dhe i siguroj mbështetjen tonë të plotë në çdo përpjekje të tij,” theksoi Naidu.

Related Posts

Pse u përjashtua Kristi? Produksioni i BBVA reagon për herë të parë (Video)

Pas përjashtimit të papritur të Kristit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, produksioni ka thyer heshtjen duke publikuar promon zyrtare të spektaklit të së shtunës, e…

Çfarë i ndodhi? Berisha ‘braktis’ protestuesit, largohet me ‘urgjencë’

Kreu i PD-së Sali Berisha shkoi në selinë blu teksa protesta po vijonte në sheshin përpara parlamentit. Ai prezantoi para mediave një grua që siç thanë ata,…

LAJM I FUNDIT/ U vetëpl*gos me a(r)më zjarri, nd*rron jetë 27-vjeçari në Tiranë (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:55, në zonën e njohur si Rruga Ura, ku një i ri ka humbur jetën në…

“Nuk mbajnë të gjithë rolin e DASHNORES”/ Livia nuk përmbahet ndaj Selin: O rruga!

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Livias dhe Selin. Selin i drejtohet Rogertit duke i thënë: Puth ato që ke afër. Mateo i ftohtë me Brikenën:…

Tiranë, i riu HlDHET nga ura e Babrroit dhe ndërron j*të

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Babrroit. Sipas…

“Po HlDHEM në lumë vëlla”/ I dha fund j*tës duke u hedhur në Osum, 42-vjeçari kishte 7 muaj pa e parë të birin! Mesazhin e fundit ia nisi

Një 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit mësohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në…