Një burrë jeton për pesë vjet me kohë të plotë në një autokamper, dhe ka treguar se nuk paguan absolutisht asgjë për qira.
Darran 36-vjeç, braktisi shtëpinë e tij për të jetuar me furgonin e tij kamper në 2017-ën dhe që atëherë nuk është kthyer pas.
Ai e parkon kamperin e tij në zonat urbane, që do të thotë se nuk paguan për të qëndruar në kampingje.
Megjithatë stili i tij i jetesës ka shumë kosto të fshehura e madje ai zbuloi se po shpenzon rreth 250-300 paund në muaj për naftë .
Përveç mbushjes së makinës me naftë, ai e përdor naftën për të ngrohur furgonin, dhe gjithashtu përdor panelet diellore në çatinë e furgonit të tij si energji për gatim. Ndërsa ujin e mbush falas sa herë furnizohet me naftë prandaj për ujin s`paguan më fatura.
Për ushqime harxhon rreth 200 paund dhe gjithashtu paguan një herë në vit servisin e kamperit që i shkon diku tek 200 paund. Por siguracioni i mjetit i shkon 373 paund dhe vetëm 25 paund e ka taksën e rrugës.
Ndërsa interneti dhe lavanteria kanë ekstra kosto, ai paguan 26 paund wifi dhe 30 paund cdo muaj për larjen e rrobave.
Kështu që në total Darran harxhon 752 paund për të jetuar në kamperin e tij.
Ai tha: “Nuk po e bëj për të kursyer para, por e bëj sepse më pëlqen, pasi kam gjetur lumturinë dhe lirinë. Dhe unë ende po kursej para, pasi unë punoj me kohë të plotë.”SHIKO.NEWS
Share this: