13-vjeçarja korçare largohet nga shtëpia, arres’tohet 17-vjeçari që kreu marr*dhënie me të

Një 17-vjeçar që i përket komunitetit rom është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Ka qenë mamaja e vajzës ajo që ka bërë denoncim në polici për vajzën e larguar nga shtëpia. Pas hetimeve dhe kërkimeve të kryera, policia ka gjetur vajzën 13-vjeçare nën shoqërinë e 17-vjeçarit, të cilët kanë pranuar se janë larguar së bashku dhe gjithashtu e kanë kryer marrëdhënien seksuale, me dëshirën e të dyja palëve.

Për shkak të moshës së vajzës, policia nuk ka marrë në konsideratë deklarimet e tyre, por ka kryer ndalimin me iniciativë të 17-vjeçarit me inicialet F. T. ndërsa Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për ngjarjen. Pas kallëzimit, uniformat blu kanë nisur hetimet dhe ditën e sotme kanë ndaluar 17-vjeçarin, me akuzën “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Njoftimi i Policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 17-vjeçar, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare”.

Related Posts

Skandali i Porto-Romanos/ Qeveria përplaset me NATO dhe BE, ekspertët paralajmërojnë katastrofën:Tenderimi bie ndesh…

Porti i Ri përplas qeverinë me aleatët perëndimorë Nga tenderi i projektimit te tenderi për ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano do të ndodhnin disa…

Kush është djali shqiptar që vdiq në lule të rinisë në Itali

Aksidenti fatal në Cuneo, Itali: identifikohet viktima, ka humbur jetën 20-vjeçari nga Shqipëria, Klaudio Gjoka Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, të enjten…

Trump zbulon se SHBA ka armë sekrete të panjohura për botën

Shtetet e Bashkuara kanë disa armë sekrete të panjohura për pjesën tjetër të botës, dhe ato duhet të mbahen ende sekrete, tha Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump….

“Do të të dua përgjithmonë”, Bes Kallaku habit fansat, ‘gdhend’ në dorë emrin ‘Ejona’: Trëndafil në kohë lufte

Aktori Besart Kallaku ka publikuar këtë pasdite një foto në Instagram, ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë. Por ky tatuazh mban emrin “Ejona”, një…

Aksident tragjik në vendin fqinj i merr jetën një 20-vjeçarit shqiptar

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare humbi tragjikisht jetën në mëngjesin e së enjtes, më 22 janar, në një aksident në Itali. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në…

“Stuhia ciklonare pritet të prekë Shqipërinë”/ Meteorologia bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të…

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë…