135 vajza u mash’truan nga 71-vjeçari “radiolog” dhe ndihmësi i tij

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në shtetin fqinj, ku protagonistë janë dy mashtrues që shtireshin si mjekë gjinekologë, Një radiolog 71-vjeçar dhe një 42-vjaçar janë vënë në pranga në Itali, nën akuzën e përdhunimit në grup.

Këta dy persona kanë abuzuar me vajzat që shkonin të vizitoheshin në klinikën e tyre, një klinikë e rreme me emrin Centro Clinica Italia.

Antonio Cirla ​​​​dhe Alessandro Possati i joshnin vajzat duke i ofruar të merrnin pjesë në xhirime “profesionale” apo reklama që i duheshin për marketingun e klinikës, të cilat në fakt shërbenin si mbulim për takime të simuluara mjekësore ku ndodhnin abuzimet. Ambienti ku kryheshin këto veprime ndodhej në një hapësirë të marrë me qira në qendër të qytetit, e cila paraqitej si një klinikë e vërtetë.

Gjatë hetimeve, u analizua komunikimi elektronik i klinikës së rreme, duke çuar në identifikimin e të paktën 135 vajzave që kishin rënë pre e skemës. Gjashtë prej tyre ishin mashtruar për të marrë pjesë në “vizita mjekësore”, ndërsa tre kishin qenë të pranishme në më shumë se një rast. Në disa raste, viktimat kishin kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim dhe kishin ndërprerë kontaktet, ndërkohë që për të tjera hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse komunikimi ka vijuar në forma të tjera.

Autorët e dyshuar, për të fituar besimin e vajzave, përdornin emra femërorë në komunikimet elektronike dhe pretendonin se në klinikë punonin mjeke gra. Në realitet, ata organizonin dhe filmonin në mënyrë të fshehtë këto takime, ndërkohë që frekuentonin edhe platforma me përmbajtje erotike, ku ndanin ose përdornin materialet e xhiruara.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime për nivelin e organizimit dhe zgjatjen në kohë të skemës, duke hedhur dritë mbi nevojën për mbikëqyrje më të fortë të reklamave online dhe verifikimin e entiteteve që pretendojnë të ofrojnë shërbime profesionale.

Related Posts

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, shpallet fajtor për shpërdorim detyre, dënohet me një vit burg!

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar…

Temperaturat përvëluese, mbi një mijë persona humbën j’etën në këtë shtet

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha…

Skema e re e mashtrimit, “ukrainasja” shënjestron hotelet në jug: Kujdes nga ky link!

Një rast shqetësues mashtrimi është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ngre alarmin për një skemë të rrezikshme që po vihet në…

“Ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe…”/ DOSJA E PLOTË e përplasjes me armë në “Ali Dem”!

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në…

Planetët sjellin trazira/ Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Java që sapo ka nisur pritet të jetë e mbushur me energji impulsive dhe ngjarje të vrullshme, sipas parashikimit të astrologes Meri Shehu në emisionin “Rudina”. Me…

Emrat e rinj që po përfliten, ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5”

“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund të jenë pjesë e shtëpisë…