13-vjeçarja korçare largohet nga shtëpia, arres’tohet 17-vjeçari që kreu marr*dhënie me të

Një 17-vjeçar që i përket komunitetit rom është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Ka qenë mamaja e vajzës ajo që ka bërë denoncim në polici për vajzën e larguar nga shtëpia. Pas hetimeve dhe kërkimeve të kryera, policia ka gjetur vajzën 13-vjeçare nën shoqërinë e 17-vjeçarit, të cilët kanë pranuar se janë larguar së bashku dhe gjithashtu e kanë kryer marrëdhënien seksuale, me dëshirën e të dyja palëve.

Për shkak të moshës së vajzës, policia nuk ka marrë në konsideratë deklarimet e tyre, por ka kryer ndalimin me iniciativë të 17-vjeçarit me inicialet F. T. ndërsa Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për ngjarjen. Pas kallëzimit, uniformat blu kanë nisur hetimet dhe ditën e sotme kanë ndaluar 17-vjeçarin, me akuzën “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Njoftimi i Policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 17-vjeçar, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare”.

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…