135 vajza u mash’truan nga 71-vjeçari “radiolog” dhe ndihmësi i tij

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në shtetin fqinj, ku protagonistë janë dy mashtrues që shtireshin si mjekë gjinekologë, Një radiolog 71-vjeçar dhe një 42-vjaçar janë vënë në pranga në Itali, nën akuzën e përdhunimit në grup.

Këta dy persona kanë abuzuar me vajzat që shkonin të vizitoheshin në klinikën e tyre, një klinikë e rreme me emrin Centro Clinica Italia.

Antonio Cirla ​​​​dhe Alessandro Possati i joshnin vajzat duke i ofruar të merrnin pjesë në xhirime “profesionale” apo reklama që i duheshin për marketingun e klinikës, të cilat në fakt shërbenin si mbulim për takime të simuluara mjekësore ku ndodhnin abuzimet. Ambienti ku kryheshin këto veprime ndodhej në një hapësirë të marrë me qira në qendër të qytetit, e cila paraqitej si një klinikë e vërtetë.

Gjatë hetimeve, u analizua komunikimi elektronik i klinikës së rreme, duke çuar në identifikimin e të paktën 135 vajzave që kishin rënë pre e skemës. Gjashtë prej tyre ishin mashtruar për të marrë pjesë në “vizita mjekësore”, ndërsa tre kishin qenë të pranishme në më shumë se një rast. Në disa raste, viktimat kishin kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim dhe kishin ndërprerë kontaktet, ndërkohë që për të tjera hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse komunikimi ka vijuar në forma të tjera.

Autorët e dyshuar, për të fituar besimin e vajzave, përdornin emra femërorë në komunikimet elektronike dhe pretendonin se në klinikë punonin mjeke gra. Në realitet, ata organizonin dhe filmonin në mënyrë të fshehtë këto takime, ndërkohë që frekuentonin edhe platforma me përmbajtje erotike, ku ndanin ose përdornin materialet e xhiruara.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime për nivelin e organizimit dhe zgjatjen në kohë të skemës, duke hedhur dritë mbi nevojën për mbikëqyrje më të fortë të reklamave online dhe verifikimin e entiteteve që pretendojnë të ofrojnë shërbime profesionale.

Related Posts

Shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e një tërmeti të madh dhe tsunami deri në vitin …

Shkencëtarët paralajmërojnë për një ‘tsunami apokalipsi’ me valë deri në 30 metra, që pritet të përfshijë bregun perëndimor të SHBA-ve dhe Kanadasë në të ardhmen e afërt….

I riu në Sarandë si në GTA, del nga makina me çantë në dorë dhe hidhet në det t’i shpëtojë policisë

Një ndjekje spektakolare si në lojën popullore GTA është zhvilluar mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një i ri tentoi t’i shpëtonte forcave të…

Alarm për sigurinë ushqimore: Nivele të frikshme pesticidesh në fruta dhe perime!

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur një alarm serioz mbi sigurinë ushqimore, duke ndarë një shqetësim të thellë si…

“A bëhet dasëm në një lounge me xhama në mes të lagjes?!”

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike që, sipas saj, po ndodh prej disa orësh…

“Nëna ime s’ka marrë kurrë kredi”, emigranti denoncon emailin e çuditshëm që mori nga Iute Credit

Një qytetar shqiptar, prej vitesh emigrant, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një shqetësim serioz në lidhje me një njoftim të papritur në…

Skenë e pazakontë në Sarandë. I riu zbret nga makina dhe futet në det. Policia pret me skaf për ta arrestuar!

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det…