Është zbardhur pas dy vitesh arsyeja se përse ndërroi jetë 13-vjeçarja Hannah Jacobs. Mediat britanike raporojnë se 13-vjeçarja ndërroi jetë më 8 shkurt të vitit 2022, menjëhrë pasi kishte pirë një çokollatë të nxehtë Costa Coffe.
Shkaku i vdekjes ka rezultuar se ka qenë alergjia që 13-vjeçarja kishte nga qumëshit.
Hannah Jacobs, e cila kishte qenë alergjike ndaj bulmetit, peshkut dhe vezëve që kur ishte e vogël, vdiq brenda disa orësh pasi piu një gllënjkë nga kjo pije më 8 shkurt 2022, u tha Gjykata e Kërkimit të Londrës Lindore.
Nëna e saj Abimbola Duyile tha se kishte porositur dy çokollata të nxehta me qumësht sojë përpara se ta çonte adoleshenten në një takim dentar.
Ajo tha se e informoi baristin në degën e Costa në Barking, në lindje të Londrës , se Hannah ishte shumë alergjike ndaj qumështit të lopës.
Në një deklaratë, Duyile i tha hetuesit se ajo kërkoi që të pastrohet ena e qumështit, “për të cilën ata ranë dakord”.
Pasi u largua me pijet, gjykata dëgjoi që Hannah pinte një gllënjkë nga kjo pije gjatë rrugës për te dentisti dhe “u ngrit befas dhe shkoi në tualet dhe bërtiti ‘ai nuk ishte qumësht soje’”, ndërsa kollitte gëlbazë.
Duyile tha se vajza e saj kishte një “reagim të menjëhershëm” dhe e çoi me nxitim te një kimist pasi ankohej për dhimbje gjoksi, “buzët dhe goja e saj ishin shumë të fryra dhe ajo kruhej”.
Më pas ajo humbi ndjenjat dhe u deklarua e vdekur.