Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka analizuar në një panoramë të përgjithshme situatën e nivelit të pensioneve në Shqipëri krahas vendeve të rajonit. Hoxha ndër të tjera nënvizon se reforma e re që po bëhet në skemën të sigurimeve shoqërore është tejet hermetike duke mos lejuar dhënien e informacioneve nga projektuesit e kësaj skeme. Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë, apelon qeverinë se para se të bënte rritjen e pagave në administratën publike, sëpari duhet të përgjysmonte numrin e punonjësve.
Skema Kjo si pasojë se një pjesë e mirë e shërbimeve publike ofrohen nëpërmjet e-Albania, si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shqiptar kanë emigruar jashtë vendit. Hoxha nga ana tjetër i ‘tërheq veshin’ qeverisë Rama ku radhit faktorët si mos rritjen e numrin prej 52 milion të punësuar në 10 vitet e fundit, pensionet do të rriteshin me 100 mijë lekë të vjetra apo edhe mos keq shpërdorimi e keqadministrimi i fondeve publike ndër vite, sot do të arrinin pensionet në Shqipëri në vlerën e 350 eurove.
Një tjetër pikë, ku u ndal eksperti Hoxha është pikërisht përcaktimi i minimumit jetik, ku ai e sheh si një dysheme mbrojtje për pensionistin në ofrimin e shërbimeve publike. “Shumë njerëz këtë pyetje bëjnë duke qenë se Shqipëria është e hapur tani, fëmijët e pensionistëve janë të shpërndarë në gjithë botën, i ndjekin dhe marrin informacion të mjaftueshëm sesi janë pensionet në vendet ku ata japin kontributet e tyre. Në këndvështrimin tim po bëhet një reformë e cila është shumë hermetike, në kuptimin e marrjes së informacioneve.