Një 37-vjeçar, baba i dy fëmijëve ka ndërruar jetën pasditen e djeshme në Pogradec.
Edhe pse policia në fillim deklaroi se Egli Proga ka humbur jetën nga dehja dhe rrëzimi në tokë, e vërteta e zbardhur është ashtu siç JOQ ALBANIA e njoftoi e para.
37-vjeçari, i njohur nga pogradecarët si njeri familjar, i rregullt e punëtor, ka humbur jetën pasi nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës, Denis Meçe e ka rrahur për vdekje dhe është arratisur.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gjatê një konflikti në afërsi të një lokali, viktima është goditur dhunshëm nga Meçe. 37-vjeçari ka hyrë brenda lokalit, ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar.
Babai i dy fëmijëve ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar.
Qytetarët e Pogradecit kërkojnë arrestimin e menjëhershëm të Denis Meçes dhe dënimin maksimal për të.
Ata thonë se i riu problematik ka mbështetjen e dajës Valter, socialist i thekur në Pogradec, por edhe familjarëve të tij.
Sipas qytetarëve, Denisi njihet në Pogradec për bëmat e tij te Ujësjellësi por edhe bizneset, karburante, që ka në qytet.
“Te arrestohet Denis Meçe qe vrau ne dit me diell Egli Progen , nje njeri familjar, te rregullt, nuk perzjehej me njeri, punonte, kujdesej per femijet, i shoqeronte ne kurse, i shetiste… e te vritet keshtu eshte e tmerrshme, e frikshme. Denim maksimal per keta kafshe me fytyre njeriu. Ai Ka suport nga familjaret Daja i vet pjese e PS. Edhe te ujesjellesi qytetit ka len nam. Kane karburante. E kyDenis Meçen fb publikon foto pafund me dajen
E te arrije te vrase nj qytetar qe realisht nuk ka bere nj konflikt ne jeten e tij e te perbaltet qe vdiqi dehur kjo eshte e turpshme. Thjesht t dale e verteta. Kete tipin se njoh se eshte moshe e vogel po maskara qe ka marr zemer e per llafe goje ose me shume mundesi per gjera qe skan lidhje fare me Eglin e ka gaditur”