Një 3-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Aspropirgos, Greqi pasi është shtypur nga porta e garazhit.
Sipas mediave greke ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 22:30 të së shtunës mbrëma teksa djali tre vjeçar po luante pranë portës me vëllain e tij.
Pas incidentit të rëndë, djali u dërgua në spitalin Thriasio ku fatkeqësisht mjekët konfirmuan vdekjen e tij.
Punonjësit e policisë arrestuan prindërit e 3-vjeçarit, një 39-vjeçar dhe një 42-vjeçare, të dy shtetas të Shqipërisë, me akuzën e ekspozimit në rrezik të një të mituri.
Familja shqiptare jetonte në një kamp në Aspropyrgos dhe porta ishte e lidhur vetëm me një litar.