Një tjetër alibi ngre avokati Alban Qafa, i cili ka marrë në mbrojtje historianin Zyhdi Shehi, 78 vjeç, i cili dyshohet se vrau një të moshuar me bastun në azil.
Në një prononcim për mediat, ai shprehet se Shehi, jo vetëm që nuk gjuan dot me bastun, por nuk firmos dot as me stirolaps, pasi është i sëmurë me parkinson.
“Ai është i sëmurë me parkinson, nuk ka arritur të firmos as me stilolaps, por me gisht me bojë. Është pak e habitshme se si një person me një sëmundje të tillë dhe me pa mundësi lëvizje muskulore të godas për vdekje me bastun.
I përket organit të akuzës për te vazhduar hetimin se çfarë ka ndodhur. Nuk di të them kush e ka kryer vrasjen. Klienti im do të qëndroj në psikiatri me mjekim”-u shpreh avokati.