Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një familje shqiptare në Aspropyrgos të Greqisë.
Një djalë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi u shtyp nga një derë garazhi, raportojnë mediat fqinje. I mituri, menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spitalin Thriasio, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.
Lidhur me ngjarjen tragjike, efektivët e policisë arrestuan prindërit e 3-vjeçarit, një 39-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të dy shtetas të Shqipërisë.
Sipas informacioneve të mediave greke, familja jetonte në një kamp në Aspropirgos.