10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

“TRAGJEDI: Përplasën për vd ekje kirurgun 63-vjeçar, por ajo që u ndodhi dy shqiptarëve pak minuta më pas do t’ju lërë pa fjalë!”

Një shqiptar do të përballet me gjyqin pasi mohoi vrasjen e një 63-vjeçari në Britaninë e Madhe, teksa po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Sot në Gjykatën…

Paralajmerimi i gjeneralit gjerman po befason rrjetin!

Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s brenda dy deri në tre viteve të ardhshme dhe se Gjermania…

Shokoi udhëtarët, emigranti dhe e reja përfundojnë në shina, dëshmitarët tregojnë momentin rrëqethës: ‘Ishte e papritur!’”

Një incident tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një stacion e metroje në Hamburg, ku dy persona humbën jetën pas një sulmi të dhunshëm. Sipas…

SI ASKUND NE BOTE! Rama merr vendimin drastik per cdo shqiptar qe del jashte shteti

Kodi i ri Penal dhe një mori me ndryshimesh që priten të miratohen ka qarkulluar prej verës 2025 dhe tashmë priten miratimet në Parlament. Një nga shtyllat…

Kodin e ri Penal: Burg nëse bën… s*ks kur udhëton jashtë Shqipërisë

Kodi i ri Penal dhe një mori me ndryshimes që priten të miratohen ka qarkulluar prej verës 2025 dhe tashmë priten miratimet në Parlament. Një nga shtyllat…

Horoskopi ditor, e shtunë 31 janar 2026

Dashi Do iu konkretizohen shume nga ëndrrat tuaja sot dhe do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret duhet…