10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

Horoskopi ditor, e enjte 17 korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën tuaj, gjithashtu…

Vd*kja t’ragjike e 7-vjeçares Jonada Avdiaj, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë, familjarët të zhgënjyer

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj….

“Ai tregoi një sekret që ia la amanet i ati… Julian Deda habit: Ja kush eshte VIP-i qe i kapte femrat ne BLLOK ne komunizem

“Dikur artisti kishte vlerë, sot është thjesht një postim që harrohet pas 24 orësh” – kështu u shpreh aktori i njohur Julian Deda në emisionin “Top Story”…

Influencerja e njohur nuk i mbijєton ndërhyrjes, ndërron jєtë pas një opєracioni kozmetik

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, pas ndarjes nga jeta të influencueses së njohur Natália Cavanellas, vetëm 40 vjeçe. Ajo humbi jetën pas një…

Më dilnin në ëndërr” Aida Shtino tregon të vërtetën pse u mbyll emisioni “Njerëz të humbur”

E ftuar në emisionin ‘Ku ke Humbur” në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e mirënjohur Aida Shtino, e cila ka zbuluar më shumë detaje në lidhje…

Sekuestrohet makina e parë pasi u parkua gabim – pronari dënohet me 3 vite burg!”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në kryeqytet. Policia Rrugore ka sekuestruar një automjet luksoz që ishte parkuar gabimisht mbi trotuar në zonën e Bllokut. Por…