10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

“Tavolina ishte e shtruar, dukej që sapo kishin mbaruar darkën” – Dëshmia e fqinjit që gjeti të pajetë familjen Kola! Tragjedia që u përsërit pas 34 vitesh në komunën italiane

Shuarja e katër anëtarëve të familjes Kola, që u gjetën të pajetë mbrëmjen e së mërkurës për shkak të asfiksimit nga monoksidi i karbonit në banesën e…

Motra ime është e sëmurë”, 22-vjeçari telefonoi 112 por i dha adresën e gabuar! Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhi:

Nuk munda t’i shpëtoja, nuk munda t’i shpëtoja”. Këto janë fjalët që përsërit vazhdimisht Turim Kola, vëllai i Arti Kolës, pas tragjedisë që ndodhi dy ditë më…

Tronditet Berisha, Rama i ‘vjedh’ figurën e njohur të PD-së dhe i jep postin e rëndësishëm

Këtë të premte, Këshilli i Ministrave ka vendosur të emërojë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë,…

Pasi Bes Kallaku bëri publike lidhjen e re, vjen deklarata “rrufe” e Xhensilës

Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit, jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit…

Vd ekja e vogëlushit Brian Spahiu, Prokuroria mbyll hetimet, në gjyq 7 persona! Mjeku Ilir Xhaxho dhe e bija Ina Xhaxho akuzohen për vr asje nga pakujdesia dhe mashtrim

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 7 persona në lidhje me vdekjen e vogëlushit Brian Spahiu, pas një ndërhyrje dentare. Mes personave…

‘Nje femer ju sjell PASURI ne shkurt…’ Fati troket tek 3 shenja, do i ndahen halleve

Sot do merrni gjithçka qe keni dashur nga ai qe keni ne krah dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret…