10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

Befason studim i ri: Të hash vezë mund të ulë koIesteroIin e keq

Gjatë viteve, udhëzimet mbi konsumimin e vezëve kanë qenë të paqëndrueshme, me disa studime që sugjeronin se ky ushqim i njohur i mëngjesit ishte i dëmshëm për…

Mashtrimi me bukët: “Mos i blini pas orës 17:00” — shitësja zbulon arsyen

Një shitëse në një furrë buke në Tiranë ka zbuluar një praktikë të përhapur që shumica e klientëve nuk e vënë re, por që ndikon drejtpërdrejt në…

2-vjeçari kafshon dhe v’ret kobrën që e suImoi

FOTO ILUSTRUESE Një ngjarje e pabesueshme ka tronditur dhe njëkohësisht mahnitur opinionin publik në Indi: një fëmijë 2-vjeçar arriti të shpëtojë jetën e tij duke vrarë me…

Bëri injeksione kundër rrudhave, gruaja përfundon pjesërisht e paralizuar

Një grua nga SHBA ka vendosur të ndajë historinë e saj të dhimbshme pas një procedure të zakonshme estetike, e cila e la të paralizuar pjesërisht dhe…

DjaIin ia morën në vitin 1995/ Do tr*nditeni kur të shikoni si e gjeti pas 25 vitesh e do vini duart në kokë kur ta mësoni se kush ia kishte marrë

Ajo i kishte hu mbur shpresat për ta gjetur dhe gati po dorëzohej se nuk do ta shikonte më djalin e saj. Më pas ajo vendosi të…

Momenti kur Babai mëson se vajza e tij është shëruar nga ka*nceri – momenti që po prek gjithë botën ( Video )

Në një botë ku shumica e lajmeve janë të trishta, sot na vjen një histori shprese dhe dashurie që na kujton pse ia vlen të besosh. Pas…