10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u përplas në një autostradë spanjolle dhe dyshohet…

Zbardhet pas 17 vitesh misteri i vr*asjes m*akabre të mësueses në Padova! ADN-ja çon te një grua shqiptare

Falë përparimeve në teknologjinë e analizës së ADN-së, autoritetet italiane kanë rihapur një çështje të pazgjidhur që kishte mbetur në heshtje për 17 vjet: vrasja misterioze e…

Filipinasja rrëfen tm*rrin: Djali nga Vlora më dhυηoi dhe më b’raktisi me djalin 7-muajsh

Një vajzë nga Filipinet, e cila jeton dhe punon në Shqipëri, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një histori tejet të dhimbshme që…

Shembja tr agjike në një restorant në Terracina i merr j*tën një 31 vjeçareje

Një 31-vjeçare humbi jetën pas shembjes së çatisë në një restorant të njohur në qytetin italian të Terracinës. Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin bregdetar të Terracinës…

“Po më filmon mua?!”, polici i veshur si biznesmen shkel haptazi ligjin

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, duke treguar një punonjës policie në veshje civile, më shumë i ngjashëm…

Torino prezanton me simbolin e shqiponjës blerjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

Ardian Ismajli është lojtari më i ri i Torinos. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mbërriti dje, më 7 korrik, në Torino, ku iu nënshtrua testeve mjekësore në Institutin…