Një foto që ngjall skepticizëm tek qytetarët e Tiranës është shkrepur në qendër të kryeqytetit, ku 15-katëshi i Ramë Gecit duket sikur ka mbjellë pemë jeshile në taracë…
Fotoja ka ngritur pyetje ndër banorët e Tiranës, të cilët ironizojnë se ky “jeshillik” me “pemë të gjelbëruara” në majë të kullës janë në fakt antena celulare të maskuara me tenda jeshile për të hequr vëmendjen.
”15-kateshit i mbijne peme dhe ne tarace! Apo jane antena celulare te demshe(kancerogjene) dhe maskohen me tenda jeshile!🤔”,-shkruan qytetari.
Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se antenat celulare janë potencialisht të dëmshme për shëndetin, duke ngritur shqetësime për efektet afatgjata të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj rrezatimit elektromagnetik, përfshirë rrezikun e kancerit.
Ndërkohë, disa banorë të zonës kanë kërkuar që autoritetet të ndërmarrin hetime për të përcaktuar natyrën e vërtetë të këtyre strukturave dhe për të siguruar që ato nuk paraqesin rrezik për shëndetin e tyre. Deri atëherë, debati vazhdon: a janë këto “pemë” në fakt një mënyrë për të maskuar teknologjinë potencialisht të rrezikshme?