10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

Çfarë avantazhi do të ketë? Zbuloni kush u zgjodh lideri i fundit për këtë sezon të 5 të “Big Brother VIP”

Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij sezoni të pestë të “Big Brother VIP” Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij…

E RËNDË në Lushnjë! Arrestohet i moshuari – çfarë dyshohet se i ka bërë të mὶturës tr*ndit!

Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë se ksuale ndaj një 16-vjeçareje. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin…

E PAPËRITUR! Selin përjashtohet nga “Big Brother VIP 5”? Detaji i fundit po çmend rrjetin!

Një postim i papritur në “Instagram” ka shkaktuar trazira te fansat e Selin Bollatit Një postim i papritur në “Instagram” ka shkaktuar trazira te fansat e Selin…

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

Dashi Do e shijoni ne pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj ne çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me te vërtetë për…

Nuk iu bind urdhërit dhe përplasi edhe makinën e policisë! Reagon policia e Vlorës për 14-vjeçarin

Një ngjarje e rrezikshme tronditi qytetin e Vlorës mbrëmjen e kaluar, kur një 14-vjeçar u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në mënyrë të papërgjegjshme dhe duke…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon Rabea Shahini

E ftuar mëngjesin e sotëm në një studio televizive ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit. Ajo ka folur më shumë lidhur me lojën e tij në…