Modelja Klea Prenga ka reaguar pas sulmit të motrave Berisha ku mbeti e shpërfytyruar. Antonela dhe Mariela Berisha e goditën me grushte në fytyrë e më pas e çanë me shishe në pjesë të ndryshme të fytyrës duke i lënë plagë të rënda.
Pasi bëri publike pamjet e rënda në rrjetet sociale, modelja ka reaguar sërish në lidhje me situatën. Ajo shkruan se personi që e sulmoi fillimisht “nuk ka burrë” që ajo t’ia marrë, duke lënë kështu të nënkuptojë që Mariela dhe Mir Pepa janë ndarë.
Dyshohet se biznesmeni ka qenë “molla e sherrit” mes modeles dhe motrave Berisha të cilat e akuzojnë këtë të fundit si “prishëse familjesh”.