Një tmerr që vështirë se mund të konceptohet nga mendja e njeriut duket se ka qenë jeta e një vajze 9-vjeçare në Spartë të Greqisë, e cila ishte viktimë e ab-zimit s-ksual që në moshën 4-vjeçare nga vetë babai i saj.
Rasti ka tr-nditur shumë njerëz, që nga mëngjesi i së premtes 09/08, kur u arrestua babai 40-vjeçar, pas denoncimit të bërë ndaj tij nga nëna e fëmijës.
40-vjeçari A.X., dyshohet se ka shan,tazhuar vajzën e tij të mitur, duke i thënë vazhdimisht “mos thuaj asgjë, se na kanë zili dhe duan të ta fusin babin në b,urg”.
Detajet që kanë dalë në dritë janë tronditëse dhe nxisin z,emërim dhe neveri. Ndërsa në foto shikoni të dyshuarin e ngjarjes tmerruese.
Zbulimin e veprimit të sëmurë të 40-vjeçarit e ka bërë vëllai 11-vjeçar i v,ogëlushes.
Dje, djali i vogël vizitoi të atin në shtëpinë e tij në fshatin Xirokambi në Spartë. Në shtëpi djali i vogël gjeti një prezervativ mes sendeve të tjera dhe e pyeti të atin se çfarë ishte saktësisht.
Ai u tha pyetjeve të vazhdueshme të të birit se ishte për një mik të tij. Por 11-vjeçari nuk e besoi dhe kur u kthye në shtëpinë e mamasë, e cila jeton me partnerin e saj, i tregoi asaj çfarë kishte parë në shtëpinë e babait.
Nëna, duke kapërcyer tronditjen fillestare, u përpoq të mësonte më shumë teksa në bisedë ishte edhe vajza e saj 9-vjeçare.
Në pyetjet e vazhdueshme të nënës 37-vjeçare, vogëlushja shpërtheu në lot dhe i zbuloi të ëmës tmerrin e të jetuarit në duart e të atit që në moshën vetëm 4-vjeçare.
E ëma iu drejtua menjëherë policisë, e cila ngriti një operacion të tërë për arrestimin e monstrës duke u përpjekur të mos i lërë kohë për të asgjësuar prova, pasi policia kishte informacione se ai fshihte filmime në celularin e tij.
Operacioni “surprizë” nga policia
Gjatë gjithë natës policia ka vëzhguar shtëpinë e 40-vjeçarit dhe rreth orës 06:00, kur ai po largohej për të shkuar në një fabrikë ulliri, i janë afruar dhe i kanë marrë celularin para se të mund të reagonte.
Në komisariatin ku u dërgua oficerët gjetën një file të fshehur në memorien e celularit e cila përmbante 2 video dhe 79 foto të mizorive ndaj vajzës së tij.
Sipas informacioneve, 40-vjeçari prej disa kohësh nuk jetonte me gruan e tij dhe kështu ka gjetur rastin të kryejë aktet kriminale ndaj vajzës së tij, kur ka qenë vetëm me fëmijën në shtëpi, pa u vënë re nga askush.
Në fakt, dëshmitë thonë se babai ka qenë i rregullt në dukje. Ai ka qenë me gjithë familjen në festa, ditëlindje, pa ngjallur asnjë dyshim.
Me fotot e tij në faqen personale në rrjetet sociale, autori lavdëroi diktatorin Papadopoulos apo Ilias Kasidiaris dhe bëri “kurora” antiraciste në kurriz të emigrantëve, duke cituar moral dhe parrulla për dashurinë e tij për vendin, fenë dhe familjen. /noa.al