Medi Iseni, personazhi i njohur në TikTok, në një intervistë për Top Channel ka treguar gjithë ç’ka ka ndodhur në klubin e natës në Pejë, ku është dhunuar brutalisht, së bashku me kunatin e tij. Iseni thotë për Top Channel se ka qenë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ai që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të përforconte Rigels Rajku, i njohur si Noizy, për të sheshuar konfliktet që kanë pasur më herët mes tyre.
Rigels Rajku (Noizy) dhe Bahtjar Bajraktari (Dj Crax), janë arrestuar në Shëngjin dhe pritet që të ekstradohen drejt Kosovës, ndërsas Arkimed Lushaj (Stresi) është ende në kërkim.
Edhe pse ndodhet në arrati Stresi ende reagon në rrjete sociale duke iu drejtuar shumë personave lidhur me këtë ngjarje, ku dhe shprehet se ai vet po kërkohet pa të drejtë sepse nuk ka prekur fizikisht asnjë. E nuk kanë munguar as postimet duke mbështetur Noizyn dhe së fundmi ka publikuar një video të tyre gjatë një koncerti, ku duke kënduar këngën e tyre, “Medaljoni”, ku ka zgjedhur që të dëgjohen këto vargje:
Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na përballoni
Gjithashtu shkruan: