Luana Vjollca është një ndër personazhet që ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mendiatike jetën private.
Më saktë ka treguar aq sa ka dashur ajo.
Prej vitesh në një marrëdhënie po gjithmonë ka ngjallur kureshtje tek publiku jo vetëm me projektet e saj apo publikimet në rrjetet sociale por edhe për çështjet e zemrës.
Së fundmi nëpërmjet postimeve në Instagram ka treguar se është duke punuar për këngën e saj të re, e cila pritet të dalë këto ditë, por postimet e fundit na treguan që është një dedikim.
Në një foto të saj, ajo shkruan: “Si thuhet kur kënga e re është dedikim, pa e thënë që është dedikim?”-
kaq mjaftoi për të ngritur dyshimet, por sigurisht që Luana nuk e la me kaq, pasi një tjetër postim ishte: “Ok, jo çdo fjalë por esenca”.
E në këtë mori dyshimesh, burime te afërta pranë moderatores kanë zbuluar për “Kryefjala.com” se kënga që pritet të publikohet nga Luana është një këngë ndarje. Duke qenë se Luana ka publikuar storyn ku tregon se kënga është dedikim,
thuhet nga po të njëjtat burime që Luana Vjollca është single, ama siç ajo vetë e bën të qartë, historia që flitet në këngë, përmban esencën e historisë të saj.
Duhet të presim publikimin e këngës për të kuptuar më shumë pasi është hera e parë që Luana Vjollca pranon që kënga është dedikim.