DASHI
Dita e sotme nuk do jetë një nga ato më të lumturat për të cilën keni shpresuar. Nëse keni një lidhje, mundohuni ta kontrolloni veten dhe të mos tregoheni shumë agresivë me partnerin. Do vije një moment ku ai nuk do durojë më. Për beqarët, mos u ndikoni nga një gjest që mund t’ju duket fyes. Jepuni të tjerëve përfitimin e dyshimit, duke respektuar të drejtën dhe për të shprehur mendimet e tyre. Mbajtja e një mendjeje të hapur do t’ju ndihmojë jo vetëm të ndiheni më mirë me veten, por edhe të përmirësoni marrëdhëniet me ata përreth jush. Në punë ka mundësi të përballeni me disa konflikte të cilat do ua turbullojnë disi mendimet. Qetësohuni, merrni frymë lirisht dhe vendimet merrini në një moment tjetër. Në planin financiar do tregoheni të matur dhe të guximshëm. Në këtë mënyrë do kryeni transaksione të rëndësishme dhe do e përmirësoni situatën. Këshilla për përballimin e ditës është të ruani një ekuilibër mes entuziazmit dhe durimit: jo gjithçka mund të zgjidhet shpejt.
DEMI
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të hapur se më parë dhe ka mundësi të ndani edhe disa sekrete që për shumë kohë i keni mbajtur të fshehura. Për ju të dashuruarit marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë mjafton të bëni ndonjë lëshim më tepër. Do ndiheni aq mirë saqë në disa momente do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr. Për beqarët, këtë të shtunë fokusohuni në disa çështje të zemrës, duke eksploruar emocione autentike. Ky udhëtim i brendshëm do t’ju ndihmojë të sqaroni se kë dëshironi në krah. Shumë shpejt do t’i hapni krahët një personi të bukur, duke nisur një lidhje vërtet domethënëse. Në punë do keni pranë Hënën e cila do iu japë më tepër siguri për të guxuar dhe për të marrë vendime. Dijeni se çdo gjë do jetë në interesin tuaj. Sipas Horoskopit vip, yjet do jenë në anën tuaj në planin financiar dhe nuk do keni vështirësi. Këshilla e ditës është të dëgjoni trupin dhe mendjen tuaj, duke u përpjekur të mos mbingarkoni veten në mënyrë të panevojshme.
BINJAKËT
Në çfarëdo situate të ndodheni gjatë kësaj dite, nuk duhet të besoni verbërisht tek askush sado mirë që t’i njihni personat. Nëse jeni në një lidhje, falë mbështetjes që do iu japë Mërkuri në planin sentimental, marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të stabilizohet. Mund të ketë edhe ndonjë rizgjim të rrufeshëm të pasionit. Nëse jeni Beqarë, shqetësimet mendore të kësaj periudhe mund t’ju largojnë nga prioritetet, duke ndikuar negativisht në mënyrën se si veproni. Jini të kujdesshëm, merrni kohën që ju nevojitet për të reflektuar, pa i detyruar gjërat. Edhe nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur, shmangni ankesat. Në planin profesional duhet të ruani marrëdhënie të mira me kolegët sepse në një moment ata do ju duhen për të hedhur hapat para. Ndryshime pozitive do ketë edhe në plani financiar. Do jeni më të përgjegjshëm për shpenzimet që do bëni. Këshilla e ditës është të qëndroni fleksibël dhe të hapur ndaj përvojave të reja, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.
GAFORRJA
Sjellja juaj gjatë kësaj dite do përcaktojë edhe vijimësinë. Tregohuni më realistë, por mos besoni verbërisht tek askush. Mbani përherë një hije dyshimi. Për të dashuruarit priten momente të qeta. Shfrytëzojini ato për të reflektuar mbi të ardhmen. Nëse ju kanë mbetur pezull disa probleme duhet të mundoheni t’i zgjidhni. Nëse jeni Beqarë, sharmi natyral që keni do të fitojë zemrën e dikujt që keni dashur ta pushtoni prej kohësh. Pjesëmarrja në ngjarje dhe takime shoqërore do të jetë një lëvizje fituese, veçanërisht për ata që kërkojnë dashurinë e tyre të parë. Do të keni shumë mundësi për sukses, Elokuenca juaj e rafinuar do t’ju lejojë të arrini kënaqësi të shkëlqyer. Në punë, mungesa e realizmit dhe pavendosmëria mund t’iu pengojnë për të ecur para. Ndryshoni sa pa qenë shumë vonë. Për financat do jetë një ditë jo ndryshe nga të tjerat. Mos shpenzoni shumë por hiqni ndonjë lek mënjanë. Këshilla për përballimin e ditës është të mos lini pas dore nevojat tuaja emocionale, duke u përpjekur të balanconi detyrat dhe kënaqësitë.
LUANI
Gjatë kësaj dite mund të lindin probleme vetëm nëse ka mungesë komunikimi. Bëni të pamundurën për të pasur një jetë sa më të mirë. Për ju të dashuruarit do të rikthehet entuziazmi. Nëse keni kohë që jeni bashkë do e përforconi edhe më tepër lidhjen dhe do mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni. Ju beqarët do jeni joshës dhe askush nuk do iu rezistoje dot. Përfitoni sa të mundi nga kjo ditë dhe do e shihni që e ardhmja do jetë më e kënaqshme. Në punë nuk do ndaleni asnjë çast së luftuar për të drejtat tuaja dhe nuk do keni frikë nga asnjë lloj sfide. Në planin financiar do jeni më të zotët për të menaxhuar gjithçka me kujdes. Këshilla e ditës është të përdorni forcën tuaj me mençuri, duke i udhëhequr të tjerët me shembull dhe mirëkuptim, pa imponuar vullnetin tuaj.
VIRGJËRESHA
MËNGJESI i sotëm ka për të qenë paksa i mërzitshëm për ju, por pas mesditës situata do normalizohet dhe dielli do iu ngrohë shpirtin. Për ju të dashuruarit pritet që dita të jetë më e mirë sesa ju mendonit. Do kaloni disa orë të mrekullueshme dhe harmonia do të mbretërojë. Nëse jeni Beqarë, kjo mund të jetë dita e dashurisë me shikim të parë: mirëkuptimi do jetë i menjëhershëm dhe i qartë që në takimin e parë. Mos e humbisni rastin, deklaroni qëllimet tuaja hapur nëse mendoni se ia vlen. është koha për t’u përfshirë. Do të jeni plot energji dhe vendosmëri, gati për të dalë dhe për të kapur mundësi që mund të jenë vendimtare për të ardhmen. Marsi do ju ndihmojë të arrini të gjitha sukseset profesionale. Do jeni të gatshëm për gjithçka dhe Jupiterin do e keni mbështetje. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme. Vazhdoni sa më shumë të mundni të shpenzoni me maturi dhe kujdes. Këshilla e ditës është të mos jeni shumë kritik ndaj vetes dhe të tjerëve, përkundrazi të përpiqeni të vlerësoni fitoret e vogla të përditshme.
PESHORJA
Sot, ndryshe nga sa e keni menduar gjërat do ecin më mirë me kusht që të mos refuzoni ftesat dhe propozimet që do ju bëhen në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe jo shumë të qetë që keni kaluar, situata do fillojë të qetësohet. Ankthi dhe stresi që iu kishte pushtuar do fillojë të largohet dalëngadalë. Beqarët do ta gjejnë veten duke i dhënë më shumë rëndësi ëndrrave të tyre, edhe nëse disa situata qiellore mund të jenë të ndërlikuara, mos u dorëzoni! Fryma juaj e iniciativës do jetë në maksimum: ditën do ta përballoni me sukses. Flisni sinqerisht me ata që do takoni në mënyrë që t’i njihni më mirë. Në punë do keni ide shumë origjinale, por mos pranoni t’ia shisni lëkurën ujkut për të arritur majat. Përqendrohuni dhe reflektoni para se të veproni. Sipas Horoskopit vip, Jupiteri dhe Plutoni do të favorizojnë financat. Nëse tregoheni edhe pak më të matur, buxheti do të rritet. Këshilla e ditës është të kërkoni harmoninë në çdo situatë, duke rritur dialogun dhe mirëkuptimin reciprok.
AKREPI
Kujdesuni më shumë për jetën tuaj gjatë kësaj dite sepse po nuk u kujdesët ju nuk duhet të shpresoni të mendojnë të tjerët për ju. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni as problemin më të vogël. Planetët do influencojnë shumë pozitivisht dhe do e përforconi më tepër lidhjen që keni krijuar. Momentet e intimitetit do të shtohen. Një gjë është e sigurt për ju beqarët, dita do jetë e animuar dhe plot emocione. Në punë do jeni shumë ambiciozë, do keni shumë arritje dhe nuk do bëheni aspak mendjemëdhenj. Kjo sjellje do ju çojë shumë më lart nga sa kishit menduar. Në planin financiar do keni një strategji të mirë dhe do vendosni gjithçka në ekuilibër. Këshilla e ditës është të lini hapësirë edhe për ndjenjat më të buta, duke treguar dobësinë tuaj ndaj njerëzve që keni pranë.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj dite kënaqësitë që do përjetoni do jenë edhe më të mëdha nga sa i keni menduar edhe vetë. Nëse jeni në një lidhje atmosfera do jetë elektrizuese dhe pasionante. Sot mund të merrni edhe vendime të rëndësishme sepse do jeni shumë te kthjellët. Ju beqarët nga ana tjetër do keni takime të cilat pas pak kohësh do marrin një kthesë më serioze. Ka shumë gjasa që të krijohen edhe lidhje afatgjata. Në punë Marsi do ju ndihmojë ta përmirësoni situatën me kusht që ju të lini pas krahëve ankthin dhe stresin. Në planin financiar do iu ndihmojnë disa miq dhe do i zgjidhni problemet që keni pasur. Më në fund do merrni frymë lirisht. Këshilla e ditës është të qëndroni pozitivë dhe të hapur ndaj gjërave të reja, pa i humbur sytë nga qëllimet tuaja.
BRICJAPI
Asgjë dhe askush nuk do ju sfidojë gjatë kësaj dite kështu që merrini gjërat me sa më shumë qetësi. Për ju të dashuruarit do të mbizotërojë lumturia. Vazhdoni të tregoheni tolerantë e të bëni disa lëshime të vogla dhe do e shihni që ambienti do ngrohet më tepër. Ata që kërkojnë miqësi të reja, padyshim për qëllime emocionale, do të kenë mundësinë të takojnë njerëz interesantë, të bukur brenda dhe jashtë. Së shpejti do të mund të bëni që shumë nga projektet tuaja të shkëlqejnë. Vendosmëria juaj do të çojë në rezultate të shkëlqyera. Në punë do merrni iniciativa të guximshme dhe do i kaloni njëherë e mirë pengesat që keni pasur. Do e kuptoni se çdo gjë është më e thjeshtë nga sa keni menduar. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do te thotë që iu të hidheni menjëherë në detin e shpenzimeve. Këshilla e ditës është të gjeni një ekuilibër midis detyrës dhe kënaqësisë, gjithashtu duke i kushtuar kohë vetes dhe të dashurve tuaj.
UJORI
Sido që të vijnë gjërat sot mundohuni t’iu kushtoni pak më tepër rëndësi edhe miqve. Keni për të marrë mbështetje dhe ngrohtësi pafund. Për ju që keni krijuar tashmë një lidhje gjërat do shkojnë më së miri. Nuk do keni më debate si dikur dhe do zgjidhni edhe disa çështje të mbetura pezull prej kohësh. Ju beqarët jo vetëm që do keni fat në dashuri, por planetët do iu mbrojnë edhe nga zhgënjimet. Planetët do kenë ndihmë të madhe nga planetët dhe do jeni sa dinamikë aq edhe me besim tek vetja. Do avanconi me hapa gjigande. Disa shpenzime të nevojshme dhe të papritura do jua trondisin pak planin financiar. Tregohuni shumë të kujdesshëm e të matur. Këshilla e ditës është të mos keni frikë të shprehni idetë tuaja novatore, duke kërkuar mbështetjen e atyre që ju rrethojnë.
PESHQIT
Po nuk bëtë vetë asnjë përpjekje mos prisni që gjërat të rregullohen gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje edhe pse jeta juaj do dominohet nga rutina, do mbizotërojë ekuilibri. Nuk do keni debate apo probleme. Ka mundësi që nëse para pak kohësh keni pasur mosmarrëveshje të afroheni pranë atij që dashuroni. Për ata që kërkojnë aventura të reja, një takim me një person që mund t’ju bëjë të humbni mendjen është në pritje. Idetë e shkëlqyera nuk do të kalojnë pa u vënë re. Do të jetë një ditë që mund të shënojë një kthesë të rëndësishme. Duke qenë se Plutoni do ndikojë negativisht tek jeta juaj profesionale, nuk do keni asnjë ide si të përparoni me projektin që keni nisur. Mërkuri do influencojë tek financat. Menaxhojeni me shumë kujdes buxhetin në mënyrë që as nesër të mos keni surpriza të këqija. Këshilla e ditës është të ndiqni intuitën tuaj dhe të mos lini pas dore emocionet tuaja, duke e lënë veten të udhëhiqeni nga ajo që ndjeni brenda.