Aksident në Tiranë, plagoset një i mitur

Një aksident në Tiranë ka rezultuar në plagosjen e një të mituri dhe dëme të konsiderueshme materiale.

61-vjeçari B.S. ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme në tre makina të parkuara dhe lënduar lehtë një fëmijë.

Policia ka proceduar penalisht B.S. dhe ka dërguar materialet në prokurori për veprime të mëtejshme.