TALI-Një mosmarrëveshje mes familjeve me origjinë shqiptare është kthyer në tragjedi mbrëmjen e së mërkurës në Tavullia të Italisë. Gjatë një debati të dhunshëm, Dritan Idrizi, 38 vjeç, u godit me thikë për vd,ekje. Pavarësisht përpjekjes për ta shpëtuar në spitalin Cattolica, shqiptari vdiq për shkak të tre goditjeve në gjoks.
U qëllua me thikë në zemër për larje hesapesh/ Del dritan idrizi
Sherri mes shqiptarëve shpërtheu përgjatë rrugës që lidh Tavullia me San Giovanni në Marignano, ku Idrizi, i shoqëruar nga shokë të armatosur me shkopinj dhe hekura, kishte shkuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare prej 5,000 eurosh lidhur me punë ndërtimi.
Situata degjeneroi shpejt pasi grushtet dhe goditjet me çekiç i paraprinë përdorimit të thikës, të mbajtur nga një familjar me banim në Tavullia. Përveç viktimës, gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë. Për momentin nuk ka asnjë të arrestuar, por karabinierët e Pesaros po hetojnë me akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë.