Përleshje mes dy familjeve shqiptare! Arrestohen 11 persona, 7 përfundojnë në burg

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditë ne djeshme mes dy familjeve në Malishevë të Kosovës.

Mësohet se anëtarët e dy familjeve kanë dhunuar njëri-tjetrin, pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur. Sipas asaj që raporton Policia e Kosovës, 11 persona kanë përfunduar në pranga, ndër ta një grua.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vetes dy familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të rastit, shtatë prej personave të përfshirë në sherr janë dërguar në paraburgim.