U arrestua me qëllim ekstradimin drejt Kosovës për dhunimin e personazhit të TikTok, lihet pas hekurave Noizy! Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën, dosjen e reperit ia kalon asaj të Durrësit

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Rigels Rajkun, reperin e njohur si Noizy, i cili u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ku është në kërkim si i akuzuar për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub nate në Pejë.

Gjithashtu prapa hekurave është lënë edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, i arrestuar po ashtu me qëllim ekstradimin drejt Kosovës për të njëjtën çështje.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e Noizy-t dhe ka dërguar e aktet në Gjykatën e Durrësit, si gjykata kompetente e vendbanimit e reperit.

Vendimi:

1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshëm Tirane.
2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..
3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.
7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.
8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.
9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..
U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024