‘Çfarë ka Turi, a është sëmurë’? Orinda Huta sqaron njëherë e mirë aludimet për shëndetin e bashkëshortit: Do kthehet në tv, por jo me kohë të plotë!

Në një video që ka qarkulluar prej ditësh në rrjet, ku çifti Orinda dhe Turi shfaqen duke kërcyer në një dasmë, ndjekësit janë shqetësuar për shëndetin e këtij të fundit pasi dukej shumë ndryshe në pamje.

Lidhur me këtë një prej ndjekësve e ka pyetur sot Orindën në një “Ask” nëse Turi është vërtet sëmurë ndërsa kjo e fundit ka shuar kuriozitetin e të gjithëve.

“Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”, e pyet një ndjekës/e.

“Turjani, lavdi Zotit është shumë mirë. Momentalisht po merret me “projektin e jetës” dhe është shumë i përkushtuar për tja dalë si duhet. Në TV ka projekte që do e kthejnë, por jo me kohë të plotë”, thotë Orinda.