Kosova ka nisur ta testojë urën e Ibrit në Mitrovicë për të cilën Qeveria shprehet e bindur se do të hapet. Por, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, vlerëson se urat që i duhen Kosovës janë ato me SHBA, BE e NATO.
Këtë reagim Çitaku e ka bërë në Facebook-un e saj, teksa shprehet “urat që na duhen janë ato që e fuqizojnë integritetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”.
Postimi i saj i plotë:
Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE, NATO.
Urat që na duhen janë ato që e fuqizojnë integritetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Urat që i kemi, i ecim e shetisim, sepse jemi bashkë me aleatët.
Më shumë përmbajtje, e më pak simbolikë.