Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Dhermiut në rrugën që të çon te një resort turistik. Një kamion ka përplasur 3 automjete duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Raportohet se shoferi i kamionit është hedhur nga automjeti si pasojë e mosfunksionimit të frenave. Ai është dërguar në spital për të marë ndihmën mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa makinat e përfshira në aksident kanë qënë të parkura dhe fatmirësisht nuk ka të plagosur.