Vritet 58-vjeçari shqiptar! U qëllua nga babai i shokut të djalit, shkak videoja në Tik-Tok

Një përleshje mes katër personave ka përfunduar me vdekjen tragjike të Agim Xanit, 58 vjeç, dhe plagosjen e rëndë të djalit të tij rreth 15 vjeç. Xani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga therja me thikë që mori gjatë incidentit.

Sipas raportimeve, i dyshuari për sulmin është Skender Krasniqi dhe djali i tij. Burime për mediat në Kosovë tregojnë se konflikti nisi për shkak të një videoje në rrjetin social ‘TikTok’, duke çuar në agravim të situatës dhe përleshje fizike.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi ngjarjen tragjike. Ajo deklaroi se, sipas informacioneve të para, dyshohet se mosmarrëveshja mes dy personave(dy të rinjve)përfundoi pasoja të rënda për familjet e përfshira.