FRANCË- Një fëmijë 4 vjeçar ka rënë nga kati i 16-të i një ndërtese, 43 metra lartësi në Francë, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar asnjë lëndim. Mediat vendase shkruajnë se Enzo mbeti praktikisht i padëmtuar, kur ra nga kati i 16 i një ndërtese në Aubervilliers, në periferi të Paris, Francë.
“Unë nuk isha besimtare, por tani jam,” tha nëna e fëmijës për gazetën franceze Le Parisien.
Ngjarja ka ndodhur më 26 maj Enzo, i spektrit autik, u mbyll aksidentalisht në dhomën e tij dhe filloi të bërtiste. Prindërit u përpoqën të hapnin derën me forcë, por më kot në panik, djali i vogël arriti të ngjitej në dritare dhe u rrëzua. Por me të mbërritur në vendngjarje, babai i Enzos e gjeti djalin e tij ende të ndërgjegjshëm.
“Nuk kishte gjak, vetëm një gërvishtje të vogël në këmbë”, tha ai për Le Parisien.
I dërguar me urgjencë në spital, djali i vogël qëndroi në terapi intensive për pesë ditë pas disa hemorragjive në veshkat dhe mushkëritë e tij, të cilat u trajtuan menjëherë nga mjekët. Megjithatë, fëmija nuk ka pësuar asnjë frakturë apo dëmtim të trurit.
“Mjeku i terapisë intensive më tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë”, shpjegon nëna e Enzos.
Sot vogëlushi është mirë dhe nuk ka pësuar asnjë pasojë fizike apo psikologjike nga aksidenti, sigurojnë prindërit e tij. Siç thekson Le Parisien, dy elementë mund të shpjegojnë këtë fund të lumtur: vendi ku ra dhe mosha e tij e mitur.
“Fëmijët kanë një koeficient më të favorshëm të elasticitetit të kockave dhe nyjeve”, shpjegon doktoresha Véronique Bourg, e specializuar në mjekësinë publike dhe rehabilitimin pediatrik në Spitalin Universitar të Grenoble.